8 Këshilla për të kursyer energjinë gjatë verës
Qëndroni të freskët gjatë kësaj vere duke mos i thyer rekordet e faturave të energjisë elektike për shtëpinë tuaj.
1- Gatuani jashtë
Sobat dhe furrat e rrisin temperaturën e kuzhinës tuaj. Në vend të kësaj ju mund të ndizni një zgarë dhe gatuani jashtë ose të dilni për piknik më mirë.
2- Kufizojini paisjet elektronike dhe dilni më shpesh jashtë
Normalisht të gjitha paisjet elektronike duan energji elektrike të karikohen. Një këshillë e vyer është të rrini jashtë dhe ta shijoni verën sa më shumë. Prsh, një xhiro me biçikleta me të gjithë familjen?
3- Tregohuni të zgjuar përsa i përket freskueseve
Përdorni ventilatorët për të qarkulluar ajër të feskët. Regjistrojini në mënyrë të kundërt me akrepat e orës në këto ditë të nxehta vere.
Dhe mos harroni: Ventilatorët freskojnë njerëzit por jo dhomën, kështu që përdorini ato në dhoma të mbushura.
4- Ulini grrilat
Kjo këshillë është e lehtë për t’u harruar por shumë e rëndësishme. Mbajini grrilat dhe perdet tuaja të mbyllura gjatë ditës kur edhe dielli është më i nxehtë. Kjo gjë do të ndihmojë në parandalimin e temperaturave të nxehta të depërtojnë në shtëpinë tuaj.
5- Izoloni papafingon apo shtëpinë tuaj
9 nga 10 shtëpi në SHBA janë të paizoluara, ç’ka bën që të shpenzohen shumë para në fatura të energjisë elektike. Të izoluarit e shtëpisë është investimi më i madh që ju mund të bëni për të ulur kostot e faturave të energjisë elektike, gjatë verës por edhe gjatë gjithë vitit.
6- Vendosini elektroshtëpiaket në punë gjatë natës
Për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët, shmangni përdorimin gjatë orëve të nxehta të ditës të paisjeve që lëshojnë nxehtësi, të tilla si hekuri i rrobave, lavatriçja, lavastovilja, etj.
7- Riparoni shtëpinë tuaj
Të gjitha të çarat e vogla që mund të keni në shtëpinë tuaj mund të përkthehen në një dritare të lënë hapur, nga ku mund të dalë lirshëm ajri i kondicionuar. Gjejini ekzaktësisht ku ndodhen këto të çara dhe riparojini ato sa më parë.
8- Varini rrobat e lagura
Përdoreni nxehtësinë e verës në avantazhin tuaj për të tharë rrobat tuaja duke i varur jashtë.