Izolimi i mureve sanduiç të fasadës

IZOLIMI I MUREVE SANDUIÇ TË FASADËS

Qysh në fazën e hershme të projektimit të murit shumështresor me veshjen e jashtme nga tulla e fasadës duhet të parashikohet mënyra e mbështetjes së veshjes mbi lartësinë e objektit: në fondament duhet të parashikohet themeli me gjerësi adekuate, kurse në nivelin e konstruksionit të meskatit edhe mbi hapjet në fasadë të parashikohet shkarkimi apo konzola nga çeliku i pandryshkshëm.    

Dilatimin horizontal ndërmjet majës së murit të veshur të fasadës dhe skajit të poshtëm të shkarkimit apo të konzolës e paraqet fuga e cila nuk është e mbushur me suva, por në të cilën vendoset shiriti i sfungjerit dhe stuko elastike.

Në këtë mënyrë mundësohet dilatimi i papenguar i veshjes së fasadës. 

Për këtë arsye duhet të parashikohen edhe dilatimet vertikale në murin e veshur me tulla në distancë prej rreth 10 m (në pajtim me DIN 1053).

Veshja nga tulla e fasadës duhet, me qëllim të sigurimit të stabilitetit në kuptim horizontal, të lidhet me murin bazë – bartës me ankorë nga çeliku i pandryshkshëm me diametër 3 – 4 mm, minimum 5 copë/m.

Ankorat në të njëjtën kohë kanë edhe rolin e fiksuesve të materialit termoizolues sepse me anë të diskut plastik ai ngjitet për murin bazë. Ankorat mund të montohen qysh në fazën e muratimit të murit bazë apo më vonë (në përputhje të plotë me rekomandimet e prodhuesit të ankorave).

IZOLIMI I MUREVE SANDUIÇ TË FASADËS

Pllakat Knauf Insulation të pambukut mineral guror NaturBoard VENTI i vendosni afër njëra me tjetrën, pa hapësirë ndërmjet pllakave.

Mbi ankorën duhet të zbatohet edhe një pikore e cila ka për detyrë që t’i mbledhë pikat e ujit të cilat janë kondensuar eventualisht ndërmjet veshjes së fasadës dhe shtresave të tjera të murit nëse është parashikuar edhe shtresa për ventilim.

Trashësia e shtresës për ventilim duhet të jetë minimum 4 cm. Hapjet për ventilim të veshjes së fasadës mbi lartësinë e murit, në fondament dhe në maje, duhet të kenë sipërfaqe minimale prej 75 cm2 në 20 m2 të sipërfaqes së murit (duke përfshirë edhe dritaret dhe dyert).