MURI NDARËS
Muret ndarëse për montim të thatë duhet të jenë të projektuara dhe të realizuara në atë mënyrë që, përveç mbrojtjes akustike, të sigurojnë edhe ndarjen funksionale të hapësirës, duke siguruar mbrojtjen e nevojshme nga zjarri, si dhe mbrojtjen termike, nëse e ndajnë hapësirën e cila nga ngrohet nga hapësira e cila nuk ngrohet.
Muret ndarëse paraqesin mënyrën themelore të mbrojtjes nga zëri ajror në ndërtesa.
MBROJTJA NGA ZËRI AJROR
Zërin i cili krijohet dhe bartet përmes ajrit (të folurit me zë të lartë, pajisjet muzikore, TV dhe të ngjashme) e quajmë zëri ajror.
Vetitë izoluese të murit ndarës për montim të thatë në thelb i përcaktojnë:
- Pesha e veshjes.
- Distanca ndërmjet veshjeve si dhe vetë nënkonstruksioni.
- Cilësia e bashkimeve të murit ndarës për montim të thatë me tavanin, muret anësore dhe dyshemenë.
- Materiali absorbues i cili e mbush hapësirën ndërmjet veshjeve, gjegjësisht materiali izolues me strukturë fibroze duhet ta ketë vlerën e rezistencës ndaj rrymimit të ajrit r prej të paktën 5 kNs/m4.
Përqindja e energjisë së zërit e cila do të absorbohet në materialin izolues në përgjithësi varet nga:
- Trashësia e shtresës së materialt izolues të montuar
- Dendësia e materialit izolues të montuar
- Prandaj edhe rekomandohet që distanca ndërmjet veshjeve të mbushet plotësisht me materialin izolues me dendësi më të madhe.
PËRMIRËSIMI I IZOLIMIT TË MURIT MASIV EKZISTUES
Atëherë kur në dhomën pranë dhomës tuaj, nga e cila jeni i ndarë me një mur të muratuar me mbrojtje të pamjaftueshme akustike, gjendet një burim i zhurmës, ose të zërit të padëshiruar (p.sh. muzika me zë të lartë), zgjidhja është montimi i sistemit të veshjes së murit me mbushje të hapësirës së ndërmjetme me pambuk mineral Knauf Insulation.
Shembull i një përmirësimi të tillë është dëshmuar edhe me testimin e përmirësimit të izolimit nga zëri ajror në kushtet laboratorike, në kthinën pa përçueshmëri anësore.
Për sistemin e veshjes njështresore të murit në nënkonstruksionin metalik i cili është i lidhur në mënyrë punktuale për murin masiv dhe me mbushje të hapësirës së ndërmjetme me pambuk mineral guror NaturBoard FIT-G PLUS d=5 cm, vlera e matur e përmirësimit të izolimit nga zëri ajror është ∆Rw = 14 dB
IZOLIMI I MURIT TË JASHTËM NGA ANA E BRENDSHME
Izolimin e murit të jashtëm nga ana e brendshme e rekomandojmë vetëm atëherë kur ai nuk mund të realizohet nga ana e jashtme.
Në këtë rast, barriera e avullit duhet të vendoset patjetër nga ana më e nxehtë e materialit izolues, ndërmjet pambukut mineral Knauf Insulation dhe pllakës së gips-kartonit.
Kjo mënyrë e izolimit është e përshtatshme edhe tek hapësirat të cilat përdoren përkohësisht dhe duhet të ngrohen shpejt.