Izolimi i dyshemesë

IZOLIMI I DYSHEMESË

Dyshemetë pluskuese janë dyshemetë të cilat nuk mbështeten drejtpërdrejtë në konstruksionin bartës, por janë ndarë nga ai me izolimin akustik-absorbues i cili e redukton zërin.

Kjo shtresë quhet masë pluskuese, absorbuesi i zërit ose shtresë shuarëse, ndërsa zgjidhja më e mirë është pambuku mineral guror.

IZOLIMI I DYSHEMESË

MBROJTJA NGA ZHURMA E PADËSHIRUAR 

Ju sapo jeni kryer nga puna. I rraskapitur nga puna e lodhshme dëshironi vetëm një pushim cilësor të pasdites. Dhe pikërisht në momentin kur ju jeni shtrirë, fqinji juaj ka vendosur t’i lëvizë mobiljet, ndërsa fëmijët e tij kanë vendosur të luajnë në banesë e jo në ndonjë fushë të lojës. 

Nga ai moment, të gjitha problemet e përditshme bëhen më pak të rëndësishme se sa zëri i padëshiruar (zhurma) i cili arrin në shtëpinë tuaj.

Ky tip i zërit njihet si ZËRI I GODITJES apo ZËRI STRUKTURAL i cili është karakteristik për dyshemetë.

MBROJTJA NGA ZHURMA E PADËSHIRUAR 

Mbi dyshemenë ecet, lëvizen mobiljet, bien dhe godasin sendet të cilat e krijojnë zërin goditës, e ai pastaj përmes dyshemesë bartet në muret përreth dhe më tutje përmes konstruksionit të objektit.

Në këtë mënyrë goditjet e krijuara dëgjohen edhe disa kate mbi apo nën katin përkatës.

Mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemit të zërit goditës është pikërisht nga ana e burimit të zhurmës.

Duke intervenuar vetëm në tavanin e lëshuar, në dhomë, direkt nën burimin e zhurmës, mund të kemi ndonjë ndikim në reduktimin e zërit, por efekti i përgjithshëm do të jetë i dobët (Ky rregull nuk vlen vetëm në rast kur dhoma e poshtme izolohet njëkohësisht edhe në pjesën e mureve).

ZGJIDHJA

Zgjidhja qëndron në dyshemetë pluskuese me pambuk mineral guror.

Dyshemetë pluskuese janë dyshemetë të cilat nuk mbështeten drejtpërdrejtë në konstruksionin bartës, por janë ndarë nga ai me izolimin akustik-absorbues i cili e redukton zërin.

Kjo shtresë quhet masë pluskuese, absorbuesi i zërit ose shtresa shuarëse, ndërsa zgjidhja më e mirë është pambuku mineral guror.

IZOLIMI TERMIK DHE AKUSTIK NË NJË PRODUKT

Pambuku mineral guror Knauf Insulation, si izolim akustik parandalon transmetimin e zërit përmes pjesëve ndërtimore.

Arsyeja qëndron në strukturën fibroze të pambukut mineral guror, e cila, me radhitjen e posaçme të fibrave, mundëson fortësinë adekuate në shtypje (në mënyrë që të shmangen uljet dhe pëlcitjet e padëshiruara për shkak të ngarkesës shtypëse) dhe elasticitetin e nevojshëm (vepron si shtresë amortizuese ndërmjet estrihut dhe konstruksionit bartës).

Si material termoizolues, pambuku mineral guror mundëson që konstruksioni i meskatit të jetë i izoluar në pajtim me Rregulloren më të re mbi efikasitetin energjetik.

*Trashësia minimale e izolimit termik në konstruksionin e meskatit duhet të jetë 3cm.

DYSHEMEJA CILËSORE DUHET T’JU OFROJË:

Gjatë eksploatimit të objektit është e domosdoshme që dyshemeja në konstruksionin e meskatit të sigurojë vazhdimisht:   

Kvalitetan pod pruža

Mbrojtjen akustike - sipas standardit SRPS U.J6.201, tavani ndërmjet dy banesave duhet të përmbushë kërkesën për vlerën maksimale të nivelit të zërit të goditjes Lw prej 68dB

Mbrojtjen termike - në pajtim me kushtet teknike të Rregullores për efikasitetin energjetik të ndërtesave, trashësia minimale e izolimit termik në konstruksionin e meskatit duhet të jetë 3cm.

Mbrojtjen nga zjarri - të parashikuar me rregulloren për mbrojtjen nga zjarri; materialet e montuara në dysheme në rast të shpërthimit eventual të zjarrit, gjatë dekompozimit të dyshemesë, nuk guxojnë të lëshojnë gazra toksike të cilat do të rrisnin rrezikun dhe vështirësonin shpëtimin.