MONTIMI I IZOLIMIT NË MURIN NDARËS
UDHËZIME ME FOTOGRAFI
Mbi profilet skajore, para montimit, aplikoni shiritin e duhur mbërthyes apo stukon për të siguruar bashkimin elastik të profileve me muret anësore, dyshemenë dhe tavanin.
Pastaj, profilet skajore i fiksoni në bashkimet me elementet adekuate për fiksim. Vendosni profilet vertikale të nënkonstruksionit në distancë aksiale prej 60 – 62,5 cm ndërmjet profilit horizontal skajor të dyshemesë dhe të tavanit (sipas udhëzimit të prodhuesit).
Vendosni pllakat e gips-kartonit në njërën anë të murit dhe i fiksoni me vida për profilet vertikale të nënkonstruksionit në distancë të caktuar.
Pastaj vendosni të gjitha instalimet e nevojshme të parapara me projekt.
Anën tjetër e murit gjithashtu visheni me pllakat e gips-kartonit dhe në këtë mënyrë mbylleni murin.
Përpunimi përfundimtar i murit është në pajtim me destinimin e hapësirës dhe në përputhje të plotë me udhëzimin e prodhuesit të pllakave të gips-kartonit.
Zgjedhja e duhur e konstruksionit dhe materialit të murit ndarës nuk është garanci e mjaftueshme që edhe mbrojtja e realizuar nga zhurma do të jetë në nivelin e kënaqshëm.
Për këtë arsye, gjatë realizimit duhet pasur kujdes që mos të shfaqen urat akustike. Për këtë arsye, një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet punimit të duhur të bashkimeve të murit ndarës me tavanin, muret anësore dhe dyshemenë (në përputhje të plotë me udhëzimin e prodhuesit të pllakave të gips-kartonit).