Fasada e ventiluar

FASADA E VENTILUAR

FASADA E VENTILUAR

Esenca e fasadës së ventiluar gjendet në realizimin e hapësirës së ndërmjetme, gjegjësisht të shtresës për ventilim ndërmjet veshjes së jashtme mbrojtëse të fasadës dhe shtresave të tjera, e cila përmes hapjeve të caktuara është e lidhur me mjedisin e jashtëm.

KUR ËSHTË NJË ZGJIDHJE IDEALE FASADA E VENTILUAR

Fasada e ventiluar është zgjedhja e parë për objektet e biznesit, hotelet dhe ndërtesat e tjera ekskluzive, për shkak të karakteristikave superiore termike, cilësisë së finiturës, estetikës dhe qëndrueshmërisë të gjithë konstruksionit të fasadës.

ROLI I VENTILIMIT

Rolet kryesore të shtresës së ventilimit janë:

  • heqja e avullit difuz të ujit, i cili në dimër lëviz nga hapësira e brendshme më e ngrohtë në hapësirën e jashtme
  • eleminimi i çdo kondensati
  • ulje e ngrohjes së masës bazë të murit në verë, pra mbrojtje më e mirë e pjesës së brendshme nga temperaturat e larta gjatë verës.

Në mënyrë që kërkesat e mësipërme të përmbushen, trashësia minimale e hapësirës së ventilimit duhet të jetë 2 cm si dhe të garantohet rrjedhja e papenguar e ajrit në atë hapësirë.

Hapjet e ventilimit përgjatë lartësisë së murit, për hyrjen dhe daljen e ajrit, duhet të jenë një sipërfaqe minimale prej 50 cm2 për metër mur.

Gjatësia e ventilimit mund të jetë një ose më shumë lartësi dyshemeje ose vetëm lartësia e parapetit (sipas udhëzimeve të prodhuesit të fasadave). Trajtimi special i hapjeve rekomandohet për të parandaluar depërtimin e kushteve atmosferike si dhe hyrjen e insekteve dhe dëmtuesve në hapësirën e ventiluar.

 

 

ventilisana-fasada-prikaz_korekcija.png

PËRPARËSITË E LESHIT MINERAL NË SISTEMIN E FASADËS SË VENTILUAR

MBROJTJA TERMIKE

Gjeneratat e reja të leshit mineral me një koeficient shumë të ulët të përçueshmërisë termike prej  0,034 W / mK, sigurojnë mbrojtje të shkëlqyer termike të përshtatshme për të gjitha llojet e nënshtresave (tulla, bllok i lehtësuar, beton, beton poroz..). Një avantazh shtesë është komoditeti termik në verë, pasi leshi mineral për shkak të strukturës dhe dendësisë së tij, parandalon hyrjen e nxehtësisë në ndërtesë. 

 

PËRSHKUESHMËRIA E AVUJVE TË UJIT

Leshi mineral në sistemin e fasadave të ventiluara ofron një avantazh kryesor - avulli i ujit transmetohet lirshëm përmes murit në shtresën e ventilimit pa efekte anësore siç është kondensimi. Leshi mineral me një koeficient të përshkueshmërisë së avullit μ ~ 1 (afërsisht si ajri) është një zgjedhje ideale si një material izolues nga pikëpamja e mbrojtjes termike dhe rrjedhës së avullit të ujit përmes murit.

 

ZËIZOLIMI

Problemi i mbrojtjes nga zhurmat e jashtme, zakonisht konsiderohet vetëm kur përballemi me të. Atëherë, zakonisht është tepër vonë ose shumë e vështirë për tu përballur me një nga armiqtë e mëdhenj të jetës moderne. Leshi mineral, për shkak të specifikave të strukturës fibroze, jep izolim të shkëlqyer nga zhurmat e jashtme.

 

MBROJTJA NGA ZJARRI

Leshi mineral është një material jo i djegshëm. Në sistemin e fasadës së ventiluar është me rëndësi thelbësore që të parandalohet zhvillimi i zjarrit në shtresën izoluese, sepse në atë rast ndërtesa do të prekej menjëherë nga zjarri pak mbi shtresën e ventiluar, përgjatë tërë lartësisë së ndërtesës.

 

RËNDËSIA E MEMBRANAVE NË FASADAT E VENTILUARA

Në varësi të llojit të veshjes përfundimtare të fasadave të ventiluara, është e mundur që ndikimet atmosferike të depërtojnë nëpër nyjet e veshjes përfundimtare. Prandaj, izolimi mbrohet nga një membranë e papërshkueshme nga uji dhe të përshkueshme nga avulli. Kjo membranë do të mundësojë rrjedhën e pandërprerë të avullit të ujit nga brenda ndërtesës drejt shtresës së ajrit që qarkullon në hapësirën e ventiluar, duke parandaluar paralelisht lagien eventuale të leshit mineral. Gjithashtu, membrana do të parandalojë efektin e ftohjes së shtresës izoluese dhe kështu siguron performancën maksimale të tërë sistemit së murit të fasadës së ventiluar.

 FINITURA E FASADËS ME BASHKIME TË HAPURA

Për veshje të tilla, rekomandohet të përdorni një membranë të veçantë të papërshkueshme nga uji dhe të përshkueshme nga avujt, me mbrojtje UV, Homeseal LDS 0.02 UV FixPlus. Kjo membranë ka shirita ngjitës të posaçëm për instalim të lehtë.

Image removed.

Për veshje të tilla, rekomandohet të përdorni një membranë të veçantë të papërshkueshme nga uji dhe të përshkueshme nga avujt, dhe shirita ngjitës të integruar, LDS Homeseal 0,04 FixPlus.

Image removed.