Besimi në industrinë e ndërtimit në një kohë krize
Ndërsa sfidat e lidhura me pandeminë po evoluojnë vazhdimisht, kur bëhet fjalë për klientët tanë, ekzistojnë dy vlera që mbeten konstante: besimi dhe cilësia.
Këto dy vlera në Knauf Insulation vazhdojnë të përforcohen vazhdimisht dhe asnjëherë të mos kompromentohen.
Ndërveprimet tona me klientët u shndërruan në distanca shoqërore, u vështirësua komunikimi, por ne ishim në lartësinë e sfidës, plotësuam edhe nevojat më të veçanta të klientëve duke u përqëndruar në atë që u ofron atyre vlerën reale.
Për ne në Knauf Insulation, 'cilësi' do të thotë të kuptosh se për çfarë kanë nevojë klientët tanë, duke garantuar shërbim të shkëlqyer në çdo kohë.
Por, si? Ne sigurohemi që të kemi një kuptim të qartë dhe të plotë se pse klientët tanë blejnë dhe përdorin produktet tona dhe se çfarë ata në të vërtetë presin nga ne. Kjo do të thotë që ne kurrë nuk mjaftohemi vetëm në kërkesat ligjore dhe marrëveshjen që bëjmë me ta.
Në kohë kaq të komplikuara, klientët tanë kanë nevojë për sigurinë e marrjes së shërbimit cilësor më shumë se kurrë, kjo është arsyeja se përse ne kemi shkuar përtej kornizave tradicionale të biznesit.
Të nxitur nga fokusi ynë kryesor që ka të bëjë me cilësinë sa më të lartë të produkteve dhe strategjinë e rë të qendrueshmërisë, të cilat janë thelbësore në ndërtimin e ndërtesave të reja më të mira, në jo vetëm që kemi rishikuar veçoritë teknike të produkteve tonë por gjithashtu kemi rishikuar aplikimet individuale për të arritur performancën më të mirë të mundshme.
Pasi të jenë identifikuar këto nevoja, ne jemi në gjendje të përmirësojmë më tej veçoritë e produkteve tona, duke përfshirë krijimin e mundësive të veçanta të testimit të çdo produkti në rast se kërkohet.