Çfarë neglizhojnë pronarët e shtëpive kur ndërtojnë apo kur blejnë një shtëpi të re?
Të ndërtosh një shtëpi të re është një ndër eventet më të mëdha të jetës dhe të krijuarit e kësaj “ëndrre” mund të jetë sa emocionuese po aq edhe e kënaqshme. Kjo gjë kërkon shumë kreativitet dhe planifikim, pasi presupozohet të bësh zgjedhjet më të mira në blerjen apo ndërtimin e shtëpisë së re.
Të ndërtosh një shtëpi të re është një ndër eventet më të mëdha të jetës dhe të krijuarit e kësaj “ëndrre” mund të jetë sa emocionuese po aq edhe e kënaqshme. Kjo gjë kërkon shumë kreativitet dhe planifikim, pasi presupozohet të bësh zgjedhjet më të mira në blerjen apo ndërtimin e shtëpisë së re.
Dyshemeja, kuzhina, ndriçimi, bojërat e deri tek trokitja e derës, janë të gjithë elementë që merren në konsideratë.
Shpeshherë mund të jetë e lodhshme dhe humbje kohe. Por pjesa më e madhe e këtyre aseteve janë vizualisht të dukshme në një shtëpi. Po për asetet që janë të padukshme në strukturën e një shtëpie? Po përsa i përket efiçencës së enërgjisë dhe izolimit për një shtëpi, çfarë ndodh?
Si ta rrisësh efikasitetin e energjisë në shtëpinë tënde të re?
Një nga ato faktorët e neglizhuar të një shtëpie që kërkon më shumë vëmendje është edhe ruajtja e ajrit dhe izolimi. Ajo se çfarë kanë në brendësi të tyre muret e shtëpisë tuaj, papafingoja, bodrumi dhe dyshemeja, dhe nëse është e izoluar mirë apo jo, kanë një ndikim të rëndësishëm afatgjatë në kostot e energjisë dhe komoditetin tuaj në shtëpi.
Në pjesën më të madhe të shtëpive të reja që ndërtohen, izolimi i ajrit dhe ai strukturor bazohet në specifikat ndërtuese të shtetit ku po ndërohet kjo shtëpi.
Kostoja e materialeve të një shtëpie të re
Në përgjithësi, kostoja e izolimit të ajrit dhe izolimit strukturor duke ju referuar kodeve të ndërimit është 2% e kostos së përgjithshmë të ndërimit të shtëpisë. Krahësuar me faktorët e tjerë që përfshin ndërtimi i një shtëpie, kjo përqindje është më e vogla. Por edhe pse e tillë, ka një efekt madhor në komoditetin e shtëpisë.
Ndarja e përqindjes së shpenzimeve në një shtëpi të përufunduar
- Hidrauliket dhe rregullimet e tjera të banjos 8.5%
- Dollapët dhe banakë 5.2%
- Dyshemeja dhe shtresat në të 4.4%
- Elektriket 4.4%
- Ngrohja dhe ftohja 2.9%
- Lëndët drusore 2.4%
- Izolimi dhe ruajtja e ajrit 2.3%
Pse është i rëndësishëm izolimi dhe ruajtja e ajrit?
Efikasiteti i energjisë në shtëpinë tuaj, roli qendror i ruajtjes së ajrit dhe sistemi i izolimit që ju zgjidhni të aplikoni mundësojnë një sërë përfitimesh.
- Kursim i menjëhershëm i energjisë
- Ndalon shpërndarjen e ajrit jashtë strukturës së jashtme të shtëpisë
- Mundëson ruajtjen e një temperature standarde përgjatë gjithë vitit
- Ky sistem do ta ruajë efikasitetin e tij për aq kohë sa edhe shtëpia të funksionojë
- Limiton zhurmat ndërmjet dhomave dhe ato që vijnë nga jashtë
- Kërkon shumë pak investim në të ardhmen
- Redukton emetimet që ndikojnë në ngrohjen globale
- Ndikon pozitivisht në ri-shitjen e shtëpisë
Konsultohuni me një ekspert
Të dish se cili sistem izolimi është më i efektshmi, si dhe ku duhet aplikuar kërkon analizë eksperti. Janë pikërisht këta ekspertë që bëjnë të mundur llogaritjen e energjisë që do të duhet për ambientin që bëhet fjalë.
Në ndërtimin e një shtëpie të re janë shumë vendime të cilat duhen menduar në detaje. Mos anashkaloni një ndër faktorët kryesor të shtëpisë tuaj të re dhe sigurohuni që të komunikoni me ndërtuesin për opsionet që ata ofrojnë në izolimin e saj, e gjitha kjo për të pasur një shtëpi komode ndër vite.