Fasada termike dhe mbulesat e murit

By Knauf
December 28, 2020

Tashmë e dimë të gjithë se një izolim cilësor është i domosdoshëm për një jetesë të rehatshme dhe të shëndetshme në banesat tuaja, si dhe jetëgjatësinë e tyre. Pavarësisht kësaj, ka shumë paqartësi dhe pyetje që ju ndani çdo ditë me ne, përmes postës elektronike, telefonit apo rrjeteve sociale. Ndër vite, ne i kemi mbledhur dhe grupuar sipas tematikave të gjitha pyetjet tuaja, duke filluar nga ato më të përgjithshme deri tek ato më specifike dhe të detajuara, si dhe përgjigjet për to. Gjithçka është përgatitur për ju nga inxhinierët tanë të mbështetjes teknike.
Në vijim, ju ftojmë të lexoni pyetjet dhe përgjigjet e plotësuara dhe të përditësuara – në lidhje me gjithçka që keni dashur të dini për izolimin me leshin mineral.

Fasada termike dhe mbulesat e murit
 

1. Kam vendosur të izoloj pjesën e jashtme të shtëpisë. Shtëpia është 10x8, kati përdhes dhe kati i parë, muret e jashtme tulle me vrima të suvatuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Kjo është një fushë krejtësisht e panjohur për mua dhe dua të bëj gjithçka sa më mirë që të jetë e mundur, sepse besoj që izolimi termik është një investim kapital, që bëhet një herë në jetë dhe që më vonë, gabimet në ndërtim dhe shumë të tjera paguhen shtrenjtë. Unë jam duke kërkuar informacion në lidhje me këtë dhe për këtë arsye po ju shkruaj me shpresë se do t'i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:
A) Polisterol apo lesh guri?
B) Ndryshimi në çmim për afro 200 m2 fasadë?
C) Sa janë kostot e përgatitjes së një studimi të efikasitetit të energjisë dhe lëshimit të një pasaporte energjetike?
D) Në treg ekzistojnë prodhues të ndryshëm të leshit të gurit, cilat janë arsyet që unë të zgjedh produktin tuaj?


Për dikë që nuk është i kësaj fushe, ju po bëni pyetjet e duhura! Le ti marrim me radhë:

A) Siç pritej, ju rekomandojmë lesh guri mineral. Ka shumë arsye dhe ne do të rendisim vetëm disa:
1. Leshi i gurit është një material natyral, lënda e tij e parë kryesore është guri. Qëndrueshmëria dhe pandryshueshmëria e karakteristikave të tij me kalimin e kohës është e garantuar, pavarësisht nga temperatura e jashtme, kështu që do t'iu zgjasë për aq kohë sa vetë shtëpia.
2. Përshkueshmëria e avullit - instalimi i leshit të gurit në mure garanton që ato "të marrin frymë", d.m.th. mundësohet kalimi i avullit nëpër mure, gjë që nuk është rasti me polisterolin. Kalimi i avullit është i nevojshëm për të mos krijuar kondensim dhe myk në brendësi.
3. Padjegshmëria - sistemi i fasadës së kontaktit me lesh guri është një sistem jo i djegshëm, nuk kontribuon në përhapjen e zjarrit dhe si rrjedhojë mbron jetën dhe pronën.
4. Izolimi i zhurmës - sistemi me lesh guri ofron gjithashtu dhe mbrojtje akustike për hapësirat e brendshme, që nuk është rasti me polisterolin.
B) Çmimi i leshit të gurit është afërsisht 2 - 2,5 herë më i lartë se çmimi i polisterolit me të njëjtën trashësi.
C) Çmimet e studimeve të efikasitetit të energjisë ndryshojnë në varësi të madhësisë së ndërtesës, nga 0.2 në 0.5 euro/m2.
D) Mos ngurroni të pyesni për të gjithë prodhuesit që mund të gjeni; rreth 70% e përdoruesve të leshit të gurit në Shqipëri na kanë zgjedhur ne, ne besojmë plotësisht se kjo nuk është rastësi; ne ofrojmë cilësi të shkëlqyer me një çmim të mirë, kemi shërbim të shkëlqyer dhe një rrjet të zhvilluar shitjesh dhe gjithashtu e rëndësishme për t'u thënë, kemi mbështetje teknike me 15 vjet përvojë ndërkombëtare, e cila është gjithmonë në dispozicionin tuaj.

2. Kam në plan të izoloj murin që sheh në veri nga brenda. Çfarë materiali duhet të përdor dhe a është e mundur të bëhet?

Ne bëjmë izolimin e murit të jashtëm nga brenda vetëm kur është opsioni i vetëm, d.m.th. kur është e pamundur të vendoset izolim nga pjesa e jashtme e murit ose instalimi është jashtëzakonisht i vështirë (p.sh. nëse jetoni në katin e 12-të në një pallati 20-katësh). Nëse keni marrë vendimin për të bërë izolimin nga brenda, ne sugjerojmë zgjidhjen e mëposhtme, të ashtuquajturën veshje muri:


Vendoset një nënstrukturë metalike Knauf për instalimin e pllakave të gipsit, hapësira midis profileve mbushet me lesh mineral (guri NaturBoard FIT-G PLUS ose xhami MPN 035). Dimensionet e të dy produkteve i përshtaten vendosjes midis profileve të nënstrukturës. Pas kësaj, duhet të vendoset një membranë avulli (Homeseal LDS 35) mbi shtresën e leshit, në mënyrë që të parandalojë depërtimin e papritur të avullit në shtresën izoluese dhe fenomeneve të padëshiruara të ngjashme si kondensimi dhe aromat e pakëndshme. Ana e printuar (e shkruar) e fletës metalike kthehet nga ana e brendshme.
Pas instalimit të membranës së avullit, vendosen pllakat e gipsit, të cilat përpunohen në përputhje me rregullat e përcaktuara për këtë lloj mbulese të murit (stukimi, zmerilimi, lyerja).


Nëse izolimi i murit tuaj të jashtëm bëhet në këtë mënyrë, nuk do të keni pasoja të padëshiruara, madje do të merrni, përveç përfitimit kryesor (izolimit termik), një përmirësim të dukshëm në izolimin nga zhurmat e jashtme, e cila është dhe specifika kryesore për zgjedhjen e izolimit me lesh mineral si material izolues.

3. Plani im është që në pranverë të bëj një fasadë me lesh guri. Mendoj se është i një cilësie më të mirë dhe për këtë arsye më i kushtueshëm. Shtëpia ndodhet në Sauk, unë mendoj se do të jetë e lehtë për ju që të angazhoheni, sigurisht nëse keni një raport korrekt çmim/cilësi. Është një shtëpi me lartësi të madhe me një dysheme me shpatull. Përafërsisht 140m2 sipërfaqe izolimi.


Pyetja ime është: cilën trashësi të izolimit më rekomandoni, a është sipas rregullit: sa më e trashë aq më e mirë? Dhe unë do të isha shumë mirënjohës nëse do të mund të më jepnit  çmimin për metër katror për trashësi të ndryshme të izolimit (duke filluar nga 8 cm e lart), në mënyrë që unë të mund ta shoh dallimin dhe të vendos. Sigurisht nënkuptohet materiali juaj, skeleria dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet.

Ne ndajmë të njëjtat konsiderata, sepse leshi i gurit është një material izolues me cilësi të lartë dhe që ia vlen ndryshimi në çmim në krahasim me materialet e tjera izoluese.
Për sa i përket trashësisë, ne rekomandojmë një minimum prej 8 cm leshi të fasadës FKD-S Thermal, sepse për ndërtesat ekzistuese është minimumi i kërkuar nga legjislacioni në fushën e performacës së energjisë në Shqipëri. Sigurisht, për çdo centimetër më shumë që instaloni, ju përfitoni efektin termik, pra kursimet në konsumin e energjisë që përdoret për ngrohjen e shtëpisë, por edhe kursimet në energjinë e nevojshme për ftohje gjatë verës. Kur jeni duke vendosur për trashësinë e izolimit duhet të keni parasysh se ndikimi në çmim sipas trashësisë së leshit është i papërfillshmë, pasi sasia e materialeve të tjera për plotësimin e sistemit të fasadës (kolla, rrjeta, shtresat përfundimtare të fasadës) është e njëjtë, pavarësisht nga trashësia e izolimit. Kjo do të thotë, në qoftë se keni vendosur të bëni izolimin, vendosni me sa më shumë trashësi leshi që të jetë e mundur, sepse izolimi bëhet vetëm një herë në jetën e ndërtesës dhe kursimet janë shumë më të mëdha me një trashësi më të madhe të izolimit, rrjedhimisht dhe kthimi i investimit. Për sa i përket çmimit, kjo varet nga shumë faktorë, por jo për të mbetur pa përgjigje: materialet për fasadën me një trashësi të leshit të gurit 8 cm, në varësi të prodhuesit të sistemit do të ishte përafërsisht 17 euro, dhe krahu i punës ("skeleria dhe punëtoria") çmimi është nga 8 euro e lart, në varësi të llojit dhe formës së objektit, vendndodhjes, etj.

4. Unë jam i interesuar të di nëse është e mundur të bëjmë izolim të zërit nga brenda me lesh guri dhe a është e njëjtë mënyra e punës si me fasadën e jashtme, d.m.th. pa profile metalike dhe pllaka gipsi? Çfarë lloj leshi guri duhet të përdoret në atë rast?

Izolimi i zërit në ambientet e brendshme arrihet me përdorimin e sistemit që përbëhet nga një numër i caktuar elementësh që zvogëlojnë ndikimin e padëshiruar të zhurmës. Në këto sisteme, leshi mineral është vetëm një nga elementët. Për izolimin e mureve të jashtëm nga brenda, të ashtuquajturat veshja e murit (shiko përgjigjen në pyetjen numër 2 në këtë pjesë). Sa i përket llojit të leshit, është e zakonshme të vendosni lesh mineral guri ose xhami me densitet të ulët (p.sh. NaturBoard FIT ose NaturBoard FIT-G), ose produkte të posaçme me karakteristika akustike të jashtëzakonshme, siç është Decibel - por gjithmonë si pjesë e sistemit Knauf, të mureve ndarës, të cilat janë vërtetuar të jenë më efikase për këtë qëllim.


Varianti që ju përmendni mund të bëhej si izolim termik i brendshëm (në atë rast do të përdorim lesh mineral guri për fasadën e kontaktit të FKD-S Thermal në një sistem me kollë dhe rrjetë), do duhej vetëm të kontrolloni difuzionin e avullit (përmes software-it të programeve të fizikës ndërtimore; inxhinierët tanë e ofrojnë këtë shërbim me shume dedikim). Disavantazhi i kësaj zgjidhjeje është pamundësia e përdorimit të një muri të tillë për varjen e ndonjë objekti (piktura, rafte, elementë të tjerë muralë), çka nuk është rasti me veshjen e murit.

5. Shtëpia ime është me madhësi 10x11 m, kati përdhes, kati i parë dhe papafingo. Shtëpia ishte e izoluar me betoni-perlit. Struktura me dru është cilësore dhe izolon shumë mirë. Izolimi deri më tani nuk është i keq, por unë do të doja ta përmirësoja. Jam i interesuar për izolim shtesë me lesh guri. Sa duhet, çfarë trashësie, sa do të kushtojë?

Instalimi i izolimit me lesh guri në muret e jashtme me beton-perlit është në parim e mundur, nëse perliti është ngjitur mirë në nënshtresë (mur), që do të thotë se nuk ka vende të dobëta që "kumbojnë" kur trokasim në fasadë. Me siguri keni perlit me një shtresë 3-5 cm. Ne ju sugjerojmë që të instaloni një minimum prej 8 cm izolim të leshit mineral të llojit FKD-S Thermal. Përveç materialit izolues, sistemi i fasadës kontaktuese ka edhe përbërës të tjerë (kollë, rrjetë, prajmer, grafiato). Për informacion mbi çmimet dhe prodhuesit e sistemit, shihni faqen tonë si dhe pikat e shitjes.

6. Sa lesh guri është i nevojshëm për 400 metra katror fasadë dhe sa është çmimi i kollës?

Nëse keni llogaritur sipërfaqen e fasadës pa hapësirat boshe, atëherë keni nevojë për 400 m2 (ose diçka më shumë, keni gjithmonë parasysh boshllëkun), dhe nëse keni llogaritur totalin, atëherë zbrisni zonën e dyerve dhe dritareve.


Knauf Insulation nuk ofron kollë dhe materiale përfundimtare për fasadën, por ju zgjidhni midis shumë prodhuesve të njohur në tregun tonë (Knauf, Baumit, Ceresit, Bekament ...). Zakonisht do të gjeni lesh guri, kollë dhe shtresa përfundimtare në një pikë shitje, shihni këtu.

7. Kam në plan të vendos izolim dhe po mendoj për lesh guri. Më intereson nëse keni zbatues të autorizuar të fasadës dhe si mund t'i kontaktoj ato. Sa është garancia në këtë rast?

Ne mund të ofrojmë materialin (lesh guri) dhe një trajnim shtesë për kontraktorët, nëse ata nuk kanë punuar me lesh guri deri më tani. 
Garancia për sistemin e fasadës jepet nga 'mbartësi i sistemit' (kompania që prodhon komponentë të tjerë të sistemit – kollë, grafiato) dhe shumë kompani të tjera me reputacion të cilat janë të pranishme në treg.

8. A është e mundur të kombinojmë leshin mineral si izolim të brendshëm (midis pllakave të gipsit dhe tullave) dhe polisterolin në atë të jashtëm? Bëhet fjalë për muret e jashtme - unë do të vendosja 10 cm polisterol në pjesën e jashtme dhe leshin mineral 5 cm në pjesën e brendshme dhe do ta mbyllja me pllaka të gipsi.

Zakonisht në këtë rast bëhet fjalë për ndërhyrje nga brenda dhe nga ana e jashtme ka polisterol në gjendjen ekzistuese. Në parim, nuk është e mundur, por është e rëndësishme të kujdeseni për shpërndarjen e avullit dhe të vendosni një membranë avulli të përshtatshme midis gipsit dhe leshit brenda, në anën e ngrohtë të izolimit. Kjo llogaritje bëhet nga ana e programit të fizikës ndërtimore, inxhinierët tanë e ofrojnë këtë shërbim.
Sugjerimi ynë do të ishte ta bëjmë izolimin e plotë nga jashtë - për ndërtime të reja, trashësia minimale është 8 cm, por vlen parimi që sa më shumë-aq më mirë. Më shumë detaje rreth sistemit të fasadës së kontaktit me lesh guri mund të gjeni këtu.

9. A është e dobishme të vendoset mbi një mur të jashtëm me trashësi 33 cm izolim termik me lesh guri ose polisterol apo mjafton thjeshtë përpunimi i fasadës me bojë fasade të papërshkueshme nga uji?

Padyshim është e dobishme, më mirë të themi e domosdoshme, të vendosni izolim termik në mur, sepse muri i jashtëm prej 33 cm, madje dhe më i trashë se aq, nuk siguron mbrojtje të përshtatshme termike pa izolim termik shtesë (përveç nëse është një mur me termo-blloqe speciale qeramike).
Ne rekomandojmë lesh guri mineral - p.sh. FKD-N Thermal me një trashësi të paktën 8 cm. Shikoni më shumë rreth sistemit të fasadës së kontaktit me lesh guri këtu.