Karakteristikat krahasuese të pambukut mineral guror dhe atij qelqor

By Knauf
July 05, 2019

PAMBUKU GUROR APO QELQOR?
 
Si pambuku guror ashtu edhe ai qelqor janë materiale shumë të vjetra. Nëse është për të besuar historinë, pambuku guror u krijua rastësisht, në shekullin e 19-të në Hawai. Domethënë, llava vullkanike është ftohur dhe shpërndarë nga një erë e fortë, duke krijuar fije fribroze, të cilat më vonë vendasit i kanë përdorur për të mbuluar kasollet e tyre, duke u mbrojtur kështu nga të nxehtit. Mënyra e prodhimit të pambukut mineral guror për herë të parë u patentua në Amerikë në vitin 1870, ku edhe sot e kësaj dite bazohet në parime të ngjashme: lëndët e para me origjinë minerale shkrihen në temperatura të larta, prej tyre krijohet “llava”, e cila shpërndahet në fibra nga të cilat më vonë krijohen pllaka apo shtresa izolimi.
 
Edhe në tregun tonë pambuku guror dhe ai qelqor kanë traditë të lashtë. Megjithatë, ende paraqiten dyshime rreth ngjashmërisë dhe dallimeve, fushës së aplikimit dhe prejardhjes së tyre. 
 
Knauf Insulation është në një pozicion unik, pasi ju ofron të dy këto materiale dhe zgjidhjet specifike të përshtatura për nevojat e përdoruesit të objektit, e jo të përshtatura për materialet që ne kemi në dispozicion. Kjo na jep autoritetin për t’i dhënë çdo konsumatori këshilla të paanshme dhe objektive – ku, si dhe pse të përdorin një nga këto dy materiale, ose kombinimin e tyre.
 
 
Rreth materialeve 

Si pambuku guror ashtu edhe ai qelqor i përkasin grupit të pambukëve mineralë – për shkak të prejardhjes së tyre minerale: 

  • pambuku mineral guror krijohet nga shkrirja e gurit me prejardhje vullkanike – dolomitit, diabazitit dhe bazaltit 

  • pambuku mineral qelqor krijohet nga shkrirja e shllakut të qelqit dhe rërës 

 
Procesi i prodhimit është i ngjashëm: lëndët e para shkrihen në temperatura të larta, krijohet “llava”, e cila me ndihmën e rrotave centrifugale tjerret në fibra, të cilat depozitohen në shajak, nga e cila pas përpunimit prodhohet produkti përfundimtar – pllaka pambuku mineral guror, përkatësisht rolne apo pllaka pambuku mineral qelqor.
 
Shënim: shpesh në treg do të dëgjoni shprehjen “pambuk mineral”, por që nuk mendohet për pambukun mineral qelqor. Edhe një herë e përsërisim, si pambuku guror ashtu edhe ai qelqor janë mineralë, prandaj ato duhen quajtur me emrin e tyre të plotë.

 

Karakteristikat krahasuese të materialeve 

Përfundimisht, si pambuku mineral guror ashtu edhe ai qelqor ofrojnë: 

  • Izolim termik 

  • Izolim akustik 

  • Mbrojtje nga zjarri 

  • Janë jetëgjatë (aq sa edhe jetëgjatësia e objektit)

  • Të papërshkueshëm nga uji ndërsa të përshkueshëm nga avulli

  • Rezistent ndaj mikroorganizmave dhe kimikateve 

  • Plotësisht në rregull në aspektin ekologjik. 

 

Kur i japim përparësi pambukut mineral guror? 

  • Mbrojtje nga nxehtësia gjatë verës, te konstruksionet e lehta 
    Mbrojtja nga nxehtësia në periudhën e verës (p.sh. kulmet e pjerrëta me linja) është bërë aq e rëndësishme sa mbrojtja nga të ftohtit në dimër. Për rehati optimale në periudhën e verës, materialet më të mira termoizoluese janë ato që vonojnë kalimin e nxehtësisë nga mjedisi i jashtëm në brendësi të objektit, përkatësisht materialet me inercion të lartë termik. Inercia termike është sasia e nxehtësisë të cilën mund ta akumulojë materiali dhe është proporcional me densitetin e materialit, pra sa më e madhe dendësia e materialit – aq më i madh inercioni termik. Prandaj pambuku mineral guror është zgjidhja më e mirë në këtë rast, veçanërisht për pozicionin e izolimit midis formave të ndryshme të objektit. 

  • Në vendet ku kërkohet rezistencë e madhe ndaj presionit 
    Kur është e nevojshme për të izoluar vendet që i nënshtrohen presionit të madh (si p.sh. dyshemetë dhe kulmet e rrafshëta), del në pah veçoria e materialit që quhet fortësia nën presion. Për shkak të strukturës së saj dhe densitetit të madh, pambuku mineral guror do të përmirësojë performancën e dyshemeve dhe kulmeve, pa humbur vetitë izoluese termike dhe akustike. 

  • Kur kemi kërkesa të mëdha për mbrojtje nga zjarri 
    Për shkak të strukturës së tij dhe pikës shumë të lartë të shkrirjes (mbi 1000 C°), pambuku mineral guror është ideal për mbrojtjen nga zjarri – funksioni i mbrojtjes nga zjarri është mbrojtja e strukturës nga kolapsi në rast zjarri, si dhe për të mundësuar evakuim të sigurtë të njerëzve nga objekti (p.sh. muret e jashtme dhe të brendshme, strukturat e çelikut...). Pambuku mineral guror nuk e përhap flakën (niveli më i lartë i padjegshmërisë – A1), duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe nuk lëshon gazra të dëmshme, që janë shkaktarët e vdekjeve kur bien zjarre në më shumë se 50% të rasteve! 

  • Temperaturat e larta të aplikimit 
    Pambuku mineral guror ka temperaturë shumë të lartë të aplikimit (deri në 750°C), gjë që e bën atë ideal për mbrojtjen termike dhe kundër zjarrit në temperatura të larta (në impiantet industriale, për izolimin e kaldajave dhe tubave). 

 

Image removed.


Miq të mjedisit ku jetojmë
 
Si për pambukun mineral guror ashtu edhe atë qelqor, Knauf Insulation posedon certifikatë të padëmshmërisë ndaj shëndetit të njeriut – EUCEB (Bordi Europian i Certifikimit të Prodhuesve të Pambukut Mineral), i cili është një konfirmim i një organi të pavarur që garanton që produktet e pambukut mineral i përmbushin kriteret e materialeve jo-kancerogjene. Prandaj kushdo që merret me materialet tona (punëtorët në prodhimin tonë, transportuesit, instaluesit e izolimit dhe shfrytëzuesit përfundimtarë të hapësirës në të cilën është instaluar pambuku ynë) janë plotësisht të sigurtë.
 
Në vitin 2009, Knauf Insulation lançoi dhe patentoi Ecose®Technology – teknologjinë revolucionare të lidhësve që përdoret në prodhimin e qelqit, ndërsa që nga viti 2016 transformoi edhe prodhimin e pambukut mineral guror (për ta tjerrë në fibra dhe formësuar në produkt përfundimtar – pllakë apo rolne të pambukut mineral, është e nevojshme që të ketë një lidhje që do të lidhë fibrat dhe do t’i japë elasticitet produktit). Kjo teknologji unike përfshin një lidhës i bërë ekskluzivisht nga materiale, të cilat janë të bollshme në natyrë, në vend të lidhësit tradicional të bazuar në produkte të naftës. Gjatë prodhimit, pambukut nuk i shtohet formaldehid, akrilik e as ngjyrë. Rezultati është i mrekullueshëm: kjo teknologji pambukut tonë i jep më shumë butësi, zvogëlon pluhurin dhe mundëson përdorim më të lehtë. Përveç kësaj, materialet nga natyra kanë ndikuar që pambuku qelqor dhe guror të kenë ngjyrë të natyrshme kafe, gjë që i bën ato të dallueshme dhe të veçanta në treg, jo vetëm në Serbi, por kudo ku vepron Knauf Insulation në mbarë botën.
Për këtë teknologji, pambukut mineral Knauf Insulation, mes çmimeve të tjera iu dha edhe Certifikata Eurofins Gold për cilësinë e ajrit të brendshëm në ambientet ku vendoset. Eurofins është një grup lider ndërkombëtar i laboratorëve që studiojnë dhe testojnë produkte industriale, ndërsa medalja e artë është më e larta që mund të marrë një produkt në kategorinë e tij.

 

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, cikli jetësor i produktit: pambuku guror dhe qelqor do të zgjasë për aq kohë sa do të qëndrojë objekti juaj. Kur nuk ka më nevojë për to, këto materiale mund të riciklohen plotësisht.