KNAUF INSULATION PUBLIKON RAPORTIN VJETOR 2019
Raporti tregon për fabrikat e reja prodhuese, inovacionet, iniciativat e klientëve dhe si kompania vazhdon të zvogëlojë ndikimin e saj në mjedis.
Kompania Knauf Insulation është e lumtur t'iu njoftojë publikimin e Raportit Vjetor të vitit 2019.
Jean-Claude Carlin, Drejtori i Përgjithshëm i Grupit Knauf Insulation, tha: “Ky raport është arritje për të gjithë personat në kompani, të cilët kanë kontribuar për një vit të jashtëzakonshëm suksesi.
Është si një vitrinë për arritjet e atyre që menaxhuan ruajtjen e qëndrueshmërisë në rrugën e udhëtimit tonë, pavarësisht një viti rekord; inovatorët të cilët janë duke parë zgjidhjet tona të reja për të ardhmen; kolegët tanë të cilët po lançojnë fabrikat e reja në Francë dhe Malajzi dhe punonjësit që po vendosin klientët në zemër të gjithçkaje që ata bëjnë.”
"Ne kemi shumë për t'u krenuar dhe jam i lumtur që po ndajmë sukseset tona në këtë raport."
Pikat kryesore të raportit përfshijnë:
Fabrika të reja, njerëz të rinj
• Intervista me kolegët në website tonë të ri në Francë me vlerë 110 milionë €, të cilët diskutojnë se si fabrikat po kontribuojnë në ekonominë lokale, duke ndihmuar gjithashtu në arritjen e objektivave të efikasitetit të energjisë në Francë, duke u bërë vitrinë për biodiversitetin.
• Profilet e bashkëpunëtorëve tanë kryesorë në Azinë e Paqësorit ndërsa numërimi vazhdon deri në fillimin e vitit 2020 me lançimin e fabrikës tonë të re me vlerë 120 milionë € në Malajzi - një projekt që do të pozicionojë kompaninë dhe klientët tanë për suksesin e ardhshëm në rajon.
• Një intervistë me Matthew Parrish, CEOn tonë të ri të Knauf Insulation në Amerikën e Veriut, me fokus në përparësitë e tij për të ardhmen.
Komuniteti dhe qëndrueshmëria
• Puna jonë në Alaskë për të ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të reja për një komunitet në fshat, i detyruar të lëvizë për shkak të ndikimit shkatërrues të ndryshimit të klimës.
• Si po ndikojmë në emetimet e CO2 dhe kursimin e energjisë pavarësisht një viti rekord të prodhimit, falë përmirësimit të vazhdueshëm.
• Si po punojmë për t'i mbajtur njerëzit tanë të sigurtë dhe si po ndërmarrim nisma të reja, për të zhvilluar një kulturë më të mirë për sigurinë.
Fokusi tek konsumatori
• Iniciativa të reja për ta bërë jetën më të mirë për klientët që nga studimet antropologjike tek vendet e ndërtimit, dy qendra të reja përvoje dhe programin tonë partner Captain K.
• Puna jonë për të ndihmuar klientët të lundrojnë në kompleksitetet e ndërtimit për sigurinë nga zjarri.
Inovacionet
• Zgjidhje të reja nga ekipet tona të Kërkim & Zhvillimit që do të formojnë të ardhmen tonë nga panelet modulare të teknologjisë së lartë dhe bordet e ndriçuara deri tek gjelbërimi i përshtatshëm për orkidetë dhe çatitë gjigante të gjelbëra.
• Festime për teknologjinë tonë revolucionare ECOSE® që këtë vit shënon një dekadë suksesi.
• Lançimi në vitin 2019 i Knauf Energy Solutions - një koncept që do të transformojë rinovimin e ndërtesave.
Fuqia e njerëzve tanë
• Në të gjithë botën kolegët tanë po realizojnë fushata për të vendosur efikasitetin e energjisë, sigurinë nga zjarri, infrastrukturën e gjelbër dhe qëndrueshmërinë e ndërtesave në zemrën e çdo vendimarrje.
• Një diskutim se si të inkurajojmë më shumë femra për ta konsideruar inxhinierinë si një karrierë shpërblyese dhe se si programet tona të diplomimit ushqejnë potencialin profesional.