Përse është me rëndësi të izolohet dyshemeja e nënçatisë suaj?
Përse është me rëndësi të izolohet dyshemeja?
Ktheheni nga puna në apartamentin tuaj të këndshëm. Jeni të lodhur dhe dëshironi të kënaqeni në qetësinë dhe rehatinë e shtëpisë suaj dhe posa jeni shtrirë, fqinji i katit të poshtëm ka vendosur të lëvizë mobiliet në banesën e tij, ndërsa fëmijët e tij natën e shndërrojnë në karaoke zbavitje që nuk merr fund para televizorit. Prej atij çasti të gjithë problemet ditore humbin në peshë si shkak i zhurmës së padëshiruar që depërton në shtëpinë tuaj dhe e keni të qartë se sa vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet strukturës së konstruksionit të dyshemesë dhe izolimit të saj që të garantohet komoditet i plotë i jetesës tuaj.
Konstruksioni ndërmjet kateve është element jashtëzakonisht i rëndësishëm i konstruktimit i cili duhet të projektohet dhe ndërtohet në mënyrë të atillë që gjatë përdorimit të ndërtesës konstruksioni bartës të sigurohet me sa vijon:
- Sipërfaqe stabile dhe të lëmuar
- Siguri – presioni duhet të jetë i shpërndarë nga dyshemeja në drejtim të konstruksionit bartës
- Mbrojtje termike – sipas kushteve teknike dhe standardeve të pranuara për termoizolim të ndërtesave
- Mbrojtje kundër zjarrit – në përputhje me rregullat në rregulloret për mbrojtje nga zjarri. Në rast zjarri ose gjatë dekompozimit të dyshemesë, materialet prej të cilave është ndërtuar ndërtesa nuk duhet të lejojnë depërtim të gazrave toksike, që mund ta rrisin rrezikun dhe të vështirësojnë shpëtimin e njerëzve.
- Mbrojtje nga zhurma – në përputhje me standardet e pranuara çdo konstruksion i dyshemesë ndërmjet kateve duhet të plotësojë minimumin e kushteve për forcën e izolimit të zhurmës dhe vlerën maksimale të valës së zhurmës. Struktura e saj duhet ta pengojë përhapjen e zhurmës goditëse nga pllaka në drejtim të elementeve vertikale të konstruksionit dhe në mënyrë të përshtatshme nga katet nën dhe mbi dhomën në të cilën gjendet burimi i zhurmës.
Çfarë është zhurma goditëse?
Zhurma, që shkaktohet nga ndonjë objekt i cili bën vibracione si pasojë e ndërveprimit (përplasjes) me një objekt tjetër, që përhapet në mjedis të ngurtë quhet zhurmë goditëse.
Ky lloj i zhurmës është karakteristikë për konstruksionet e dyshemeve ndërmjet kateve, për shkak se krijohet si rezultat i ecjes, tërheqjes së mobileve, ndërveprimit të aparateve shtëpiake, gjatë punës me dyshemenë etj. Kjo zhurmë është shumë e pakëndshme dhe është një prej arsyeve më të shpeshta për konflikte ndërmjet fqinjëve në ndërtesa. Prandaj izolimi i mirë i zhurmës është një nga elementet e rëndësishme që e shndërrojnë ndërtesën në vend të qetë për jetesë dhe sigurojnë “komoditet të zhurmës” për banorët e saj.
Përmbushja e të gjitha kërkesave të numëruara më lartë për konstruksionin ndërmjet kateve, posaçërisht për izolim të mirë të zhurmës duhet të arrihet duke ndërtuar dyshemeve lundruese me pambuk të mineralit guror.
Çfarë është dyshemeja pluskuese?
Dyshemetë pluskuese nuk qëndrojnë drejtpërdrejtë mbi konstruksionin bartës dhe janë të ndara prej tij me izolues të zhurmës që e mbyt zërin. Kjo shtresë quhet masa pluskuese, absorbues i zhurmës ose shtresa e mbytjes së zërit. Niveli i veprimit të dobishëm të konstruksionit pluskues të dyshemesë varet mbi të gjitha nga elasticiteti i kësaj shtrese, ndërsa rezultatet më të mira izoluese përfitohen me shfrytëzimin e pambukut mineral guror.
Termoizolimi dhe mbrojtja nga zhurma në një produkt – Pambuku mineral guror NaturBoard POD EXTRA Knauf Insulation!
Përparësitë:
- Nivel më i lartë i izolimit të zhurmës
- Karakteristika termoizoluese të shkëlqyera
- Klasa sipas reaksionit ndaj zjarrit А1 – material rezistues ndaj zjarrit me temperaturë ekstremisht të lartë të shkrirjes mbi 1000 ° C, siguron mbrojtje më të qëndrueshme kundër zjarrit
- Mundësi e shkëlqyer për përshtatje ndaj pjesëve jo të rrafshëta që mund të paraqiten në bazë – pllakat elastike me formë rezistuese
- Nuk ekziston rrezik për krijimin e urave të zhurmës ose të nxehtësisë – Me vendosje të rregullt të pllakave zvogëlohet rreziku i krijimit të hapësirës ndërmjet tyre
- Instalim i thjeshtë dhe i shpejtë
- Aftësi që të ndërtohet nën shkallë të montuara – kanalet e montuara mund të ndërtohen mbi shtresën e izolimit
Nëse jeni të interesuar të ndërtoni konstruksion lundrues të dyshemesë ju lutemi vizitoni një nga pikat tona të shitjes.