Sekreti i një nate të qetë në hotel? Izolimi i duhur
Asgjë nuk i prish pushimet verore ose një udhëtim pune më lehtë se një hotel me zhurmë. Kjo është arsyeja pse instalimi i izolimit me performancë të jashtëzakonshme akustike është i mirë për klientët dhe biznesin njëkohësisht.
Një hotel i zhurmshëm nuk është i preferueshëm për klientët ose punonjësit e hotelit dhe rrjedhimisht nuk është i mirë për as për biznesin. Vizitorët nuk ka gjasa të kthehen, përkundrazi, ka më shumë gjasa të shprehin opinione negative në internet nëse qetësia e dhomës së hotelit të tyre është jo e mirë.
Ndotja akustike, ose zhumrat, mund të jenë të jashtme dhe të brendshme për një ndërtesë hoteli dhe një kombinim i të dyjave në dhoma të izoluara dobët, mund të jetë shumë irrituese për klientët, një eksperiencë e tmerrshme.
Si ndikojnë zhurmat në mirëqenie?
Kur nervozohemi ka ndikime shoqërore për të gjithë, nuk mund të fokusohemi në punë në dhomën tonë të hotelit, nuk mund të pushojmë, dhe zhurmat mund të prishin gjumin dhe të shkaktojnë stres apo edhe probleme kardiovaskulare. Të paktën 20% e evropianëve në zonat urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes së jashtme të zhurmës, siç janë trafiku, trenat, punët industriale ose zhurmat e ndërtimit.
Akustika e keqe, është e keqe për biznesin
Performanca e dobët akustike nuk mund të kufizohet në dhoma dhe suita. Sallat e konferencave dhe takimeve në hotele, mund të vuajnë nga efekti jehonë i zërit, ndërsa restorantet mund të jenë aq të zhurmshëm sa është e pamundur të dëgjosh miqtë me të cilët ndan tavolinën.
Sigurisht, çelësi për një botë hoteliere më të qetë është izolimi i mirë akustik i kombinuar me xhamin e trefishtë, prodhimin më të fundit. Mundësisht të jetë i instaluar në të njejtën kohë me dhomat e hotelit, dhomat e konferencave dhe restorantet.
Si mund të ndihmojnë produktet tona në këtë rast?
Struktura e fibrave të leshit mineral të Knauf Insulation është shumë efektive në thithjen e zërit dhe është e disponueshme në një sërë trashësish dhe dendësish të ndryshme.
Zgjidhjet e murit të jashtëm të Knauf Insulation për hotelet përfshijnë pllaka ose sisteme të fasadave të ajrosura që ofrojnë performancë të jashtëzakonshme zjarri dhe termike, si dhe janë shumë efektive nga ana akustike.
Për më tepër, zgjidhjet tona teknike mund të prodhojnë izolim të personalizuar të leshit mineral për sistemet HVAC për të siguruar që kanalet e zhurmshme të heshtin.