Si po kontribuon Knauf Insulation në etapën e re të ndërtimit të qendrueshëm?
Industria Evropiane e ndërtimit ka bërë një hap të madh përpara me lancimin e kritereve të qarta të harmonizuara me njëra-tjetrën për ndërtesa të qëndrueshme. Knauf Insulation ndihmon kontraktorin të përfitojë sa më shumë nga ky zhvillim.
Komisioni Evropian ka lancuar një iniciativë të quajtur “Nivelet”. Çdokush mund të kontrollojë qëndrueshmërinë e një ndërtese me anë të Nivelit (ve) bazuar në faktorë të rëndësishëm, si: karboni i absorbuar i një ndërtese, përdorimi i lëndëve të para, efikasiteti i energjisë dhe shëndeti me komoditetin gjatë gjithë ciklit të jetës.
Kur e shikoni tablonë më të madhe, harmonizimi i standarteve do të thotë që të gjithë të përdorin të njejtët metrikë dhe të njëjtat synime për të matur suksesin e dekarbonizimit të ndërtesave.
Por, si ndihmon Knauf Insulation në këtë aspekt?
Në aspektin praktik, ne kemi të gjithë informacionin e nevojshëm për të treguar se produktet tona mund të përmirësojnë jo vetëm efikasitetin e energjisë, por edhe qëndrueshmërinë e një ndërtese gjatë gjithë ciklit të saj të jetës.
Produktet tona mund të luajnë një rol të rëndësishëm në tre faktorë kryesorë të Nivelit (eve): karboni i absorbuar gjatë ciklit jetësor të një ndërtese, materiale të ricikluara dhe të riciklueshme, shëndet dhe mirëqenie.
Maksimizimi i materialeve të riciklueshme: Leshi ynë mineral i qelqit përbëhet deri në 80% nga shishe qelqi të ricikluara dhe ne jemi duke punuar në nisma të reja për të ricikluar më shumë mbeturina të konsumatorëve të mineralit tonë të qelqit dhe leshit të gurit.
Ndërtimi i shëndetit dhe mirëqenies: Leshi ynë SUPAFIL dhe leshi i qelqit mineral i pa veshur me teknologjinë ECOSE®, në rrotulla dhe fletë, janë të gjitha të certifikuara nga DECLARE në Evropë. Kjo do të thotë që këto produkte janë të certifikuara publikisht dhe në mënyrë transparente si pa kimikate të dëmshme dhe jo të shëndetshme. Shumica e produkteve tona gjithashtu kanë certifikimin për cilësinë e ajrit në ambientet e brendshme, (certifikatën e artë për ajër të shëndetshëm).
Ne gjithashtu ofrojmë fletë produktesh të shkarkueshme nga webi se si produktet tona mund të fitojnë pikë në sistemet më të njohura të vlerësimit të ndërtesave të gjelbra, të tilla si LEEDv4, DGNB, BREEAM dhe WELL.
Roli ynë në suksesin e niveleve
"Knauf Insulation është përfshirë në nismën e Nivelit (eve) që në fillim dhe është i kënaqur që ndikimi dhe suksesi i tij është rritur me kalimin e viteve"- shprehet Jean-Pierre, Menaxher i Produkteve dhe Qendrueshmërisë së ndërtesave në Knauf Insulation.
Ne u përfshimë në procesin e konsultimit të “Niveleve” për ta zhvilluar këtë iniciativë vit pas viti. Për shembull, në luajtëm një rol të rëndësishëm në shtimin e komfortit akustik në performancën e përgjithshmë të shëndetit dhe qendrueshmërisë së ndërtesave.
Pas konsultimit të ideve dhe krahësimit të projekteve, përfundimi mbetet i njejtë, në Evropë do të shtohet numri i ndërtesave të qendrueshme dhe Knauf Insulation është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.